VLEN: Kutia e zezë Artan Grubi e mban BDI-në peng

BDI është parti e robëruar nga e kaluara e saj. BDI nuk i ngjan më një partie politike. Sot ajo është kthyer në një rreth të mbyllur njerëzish të kapur nga frika, shantazhi dhe paniku, ku kutia e zezë Artan Grubi i mban të gjithë peng.
Kjo parti në opinion shet përralla për unitet, ndërsa pas perdeve komandohet nga Artan Grubi, me bekimin dhe në emër të Ali Ahmetit.
Grubi nuk është thjesht ish-funksionar. Ai është njeriu që i di sekretet, marrëveshjet, tenderët, keqpërdorimet dhe lidhjet e pista të kësaj partie. Prandaj sot shumë funksionarë të BDI-së jetojnë në panik nga një pyetje e vetme.
Çfarë mund të nxjerrë në dritë Artan Grubi?
Ajo që ata e quajnë unitet nuk është unitet, por heshtje nga frika. Nuk i mban bashkë ideja, por dosjet komprometuese dhe frika se kush mund të flasë i pari.
Me një drejtësi që çdo ditë po çlirohet nga ndikimi i BDI-së, çdo ditë shohim hetime, arrestime, skandale korrupsioni dhe keqpërdorime të detyrës në vlera prej qindra mijëra e miliona eurosh.
Kjo është shpërbërja e një sistemi.
Perandoria që e ndërtuan për vite me radhë mbi frikë, para dhe shantazh, sot po u shembet para syve. Kulla prej letrash po bie, ndërsa kur të hapet kutia e zezë Artan Grubi, shumë prej tyre nuk do të kërkojnë dalje politike, por shpëtim personal.
Shqiptarët nuk do të jenë më peng i kësaj strukture destruktive. VLEN zgjedh rrugën e njerëzve të ndershëm e të përgjegjshëm.
Dallimi është i madh. Ata i frikësohen të vërtetës, ne e kërkojmë atë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button