Sulm i armatosur në një minierë të Pakistanit, vriten 9 persona

Të paktën 9 persona humbën jetën të mërkurën në mbrëmje në një sulm të armatosur në provincën jugperëndimore Baloçistan të Pakistanit, thanë zyrtarët lokalë, transmeton Anadolu.

Sulmi kishte në shënjestër një vend të projektit të bakrit dhe arit në lagjen Chagai, raportoi sot Dawn duke cituar një deklaratë nga “National Resources Limited”.

Kompania tha se forcat e sigurisë, përfshirë Korpusin Kufitar, reaguan shpejt, siguruan zonën dhe nisën një operacion pastrimi. Ndërsa kompania fillimisht nuk raportoi viktima, autoritetet lokale më vonë konfirmuan se 9 persona u vranë.

“Të paktën 9 punonjës, përfshirë dy roje sigurie u vranë”, tha një zyrtar i lartë i administratës Chagai në kushte anonimiteti. Zyrtarët e policisë konfirmuan sulmin dhe numrin e viktimave.

Kompania tha se po koordinohet ngushtë me autoritetet përkatëse dhe theksoi se siguria e punonjësve dhe operacioneve të saj mbetet përparësia e saj më e lartë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button