Sali: Ligji i ri për Arsimin e Lartë, hap i domosdoshëm për përmirësimin e sistemit arsimor

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka deklaruar se miratimi i ligjit të ri për Arsimin e Lartë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt reformimit të sistemit arsimor në vend.

Ai theksoi se nevoja për këtë ligj ka qenë e kahershme, duke pasur parasysh sfidat që janë shfaqur ndër vite.

“Kemi të bëjmë me një ligj i cili ka qenë shumë i nevojshëm për tu miratuar, për arsye se që nga viti 2018 sistemi arsimor tek ne ka hasur në disa vështirësi funksionimi dhe nuk ka reflektuar nevojat reale edhe të industrisë edhe të popullatës në arsim të lartë cilësor”, u shpreh Sali.

Sipas tij, versioni final i ligjit është rezultat i një procesi gjithëpërfshirës, ku janë marrë parasysh propozimet nga institucionet akademike.

“Versioni final është miratuar gjatë takimit të djeshëm në Qeveri, me gjitha sugjerimet dhe propozimet të cilat kanë ardhur rrjedhimisht nga universitetet shqiptare”, theksoi ai.

Ligji i ri synon të përmirësojë cilësinë e arsimit të lartë dhe ta përafrojë atë me nevojat e tregut dhe zhvillimeve bashkëkohore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button