Trump pas hapjes së Ngushticës së Hormuzit: Faleminderit!

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, deklaroi të premten se Irani ka njoftuar hapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit për kalim të lirë.

“Irani sapo njoftoi se ‘Ngushtica e Iranit’ është plotësisht e hapur dhe gati për kalim të plotë. Faleminderit,” shkroi ai në platformën e tij Truth Social.

Deklarata e tij erdhi pak pasi ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, shpalli se Ngushtica e Hormuzit është “plotësisht e hapur” për të gjitha anijet tregtare, duke e lidhur këtë vendim me armëpushimin në Libani.

Vendimi u mor “në përputhje me armëpushimin në Liban”, tha Araghchi në një deklaratë në rrjetin social X.

Të enjten, Donald Trump njoftoi një armëpushim 10-ditor mes Izraeli dhe Libani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button