Kryeparlamentari Gashi në Stamboll takon homologun e tij turk Numan Kurtullmush

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në kuadër të Asamblesë së 152-të të Unionit Ndërparlamentar në Stamboll, ka marrë pjesë në një darkë pune të organizuar nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, dhe Kryetari i Kuvendit të Turqisë, Numan Kurtulmush.
Në këtë takim joformal, Gashi së bashku me homologë nga vende të ndryshme ka diskutuar për forcimin e kontakteve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërparlamentar.
“Në margjinat e Asamblesë së 152-të të IPU në Stamboll… mora pjesë në një darkë pune së bashku me homologët e mi nga mbarë bota,” ka deklaruar Gashi.
Ai theksoi rëndësinë e këtyre takimeve përtej protokollit zyrtar, duke shtuar se “në një atmosferë miqësore, patëm mundësinë të shkëmbejmë mendime dhe të forcojmë kontaktet, duke ndërtuar ura bashkëpunimi përtej diskutimeve zyrtare.”



