Inspektorati: Për një javë pritet të jetë gati raporti i mbikëqyrjes në M-NAV

Inspektorati Shtetëror i Punës ka paralajmëruar se për një javë pritet të jetë gati raporti i mbikëqyrjes në M-NAV, ndërsa në mënyrë të detajuar do të zbardh të gjitha faktet për se çfarë ka ndodhur, sidomos me respektimin ose jo të procedurave gjatë punësimeve të fundit. Drejtuesja e Inspektoratit, Vesna Tomovska kërkoi që inspektorët detyrën ta kryejnë në mënyrë profesionale. Ajo tha se Inspektorati vitet e kaluara nuk ka kryer kontrolle në M-NAV. Sipas, Tomovskës, ndoshta do të duhet koordinim me policinë financiare për të vendosur nëse mbikëqyrja do të zgjerohet apo do të mbetet këtu dhe se cili nga dy autoritetet do të kryejë kontrolle shtesë.
“Mbikëqyrja në M-NAV është bërë sipas vendimit të Qeverisë. Dhe po, ne vitet e kaluara nuk kemi kryer kontrolle. Por, pavarësisht nëse do të ishte marrë një vendim i tillë, Inspektorati vepron edhe në bazë të informacioneve në opinion kur ka parregullsi të caktuara që tregojnë për pjesën e të drejtave të punës, Kur bëhet fjalë për një punonjës, për ne nuk ka rëndësi se i afërmi i kujt është. Për ne të gjithë janë të punësuar. Pra, nëse ka shkelje të një të drejte nga marrëdhënia e punës ose nga një procedurë e paligjshme punësimi, në këtë rast për ne është i rëndësishëm termi punonjës dhe punëtor”, deklaroi Vesna Tomovska, drejtore e Inspektoratit të Punës. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button