Tramvaji del nga shinat në qendër të Milanos, 2 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 40 të tjerë janë plagosur pasi një tramvaj me pasagjerë doli nga shinat në qytetin verior italian Milano, transmeton Anadolu.

Tramvaji po lëvizte me shpejtësi të lartë në rrugën qendrore Vittorio Veneto të Milanos rreth orës 15:00 me kohën lokale, kur dyshohet se u përplas me anën e një ndërtese, theu vitrinën e një dyqani dhe më në fund u ndal pasi goditi një pemë.

Sipas raportimeve lokale, viktima e parë u gjet nën tramvaj, ndërsa shumica e të plagosurve ishin pasagjerë.

“Duhet të presim për të kuptuar se si mund të ketë ndodhur një incident kaq i rëndë. Fatkeqësisht, sipas raportimeve fillestare, ai ka rezultuar me vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ishte i plagosur rëndë”, tha këshilltari rajonal për mirëqenien, Guido Bertolaso.

Personi i dytë, thanë autoritetet, ndërroi jetë më vonë në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Disa ambulanca dhe mjete zjarrfikëse u dërguan me shpejtësi në vendin e aksidentit.

Kryeqyteti italian i biznesit është aktualisht i angazhuar me javët sezonale të modës, pas organizimit me sukses të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina dhe pak përpara Lojërave Paralimpike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button