Shtrenjtohen derivatet e naftës, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në mesnatë

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Sipas Komisionit, çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës në përputhje me metodologjinë e formimit të çmimeve rriten mesatarisht 1,17%.

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 2,00 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse për transport të datës 23.2.2026 kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 71,00 den/lit, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (ЕL-1), është 70,00 den/lit.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Mazutit M1 SU nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të datës 23.2.2026, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 është 73,50 den/lit, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 është 75,50 den/lit, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU është 34,520 denarë/kg.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button