Nga bankroti tek shpërthimi në Evropë, historia frymëzuese e Bodo/Glimtit

Bodo /Glimt bëri historinë. Eleminoi nënkampionin evropian Interin me rezultat të përgjithshëm 5-2 për të siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira të Evropës.
Por kush ishte Bodo/Glimt 15 vite më parë?
Ky klub në vitin 2010 bankrotoi. Pa pronarë, pa para, thjesht një qytet i vogël diku në hartë. Në atë kohë kur ekipi mbeti pa para shiste vakte ushqimore me peshqi merluc të tharë (lloj i peshkut në Norvegji), për ti paguar borxhet e klubit.
Madje një fans i Bodo/Glimt i dhuroi një legjende të klubit 200 krunet e fundit me pretekstin se “klubit i nevojiten më shumë se mua”.
Në Janar, statistikat nuk e favorizuan klubin norvegjez duke i dhuruar vetëm 0.3% mundësi për të avancuar nga fundi i tabelës.
Por ata shokuan botën duke mposhtur në fazën e ligës Atletico Madridin dhe Manchester Cityn.
Dhe në fazën play-off të Ligës së Kampionëve ata i dhanë dy grushte skuadrës së Interit duke e mposhtur edhe si vendas por edhe në shtëpinë e tyre me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Të premten hidhet shorti nga ora 12:00 dhe skuadra norvegjeze mund të jetë kërcënim për secilën nga skuadrat që mund të ballafaqohet.



