Shtyhet Kongresi i Partisë Socialiste, zbulohet shkaku

Partia Socialiste shtyn mbajtjen e Kongresit për javën e parë të dhjetorit. Mbajtja e tij ishte parashikuar më 4 nëntor.

Sipas socialistëve, vëmendja do të jetë tek projektbuxheti për vitin 2024 që do të diskutohet gjatë këtyre javëve në komisione parlamentare dhe më pas në seancë plenare.

Ndërkohë të premten u mblodh Këshilli i Ministrave. Pas saj u komunikuan vendimet e marra për projekt-buxhetin e vitit 2024.
Parashikohet një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm, një balancë primare pozitive, konsolidim i mëtejshëm fiskal, rritje e punësimit dhe ulje e inflacionit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button