Putin nënshkruan ligjin e ri, forcon kompetencat e Shërbimit Federal të Sigurisë për kontrollin e internetit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nënshkruar të premten një ligj të ri që i jep kompetenca të reja agjencisë kryesore të inteligjencës së brendshme të Rusisë për ta ndalur internetin brenda vendit.
Me ligjin e ri Shërbimi Federal i Sigurisë, FSB ka fuqinë të çaktivizojnë ose të kufizojnë qasjen në rastet e përcaktuara nga aktet rregullatore ligjore të presidentit të Federatës Ruse.
“Vetëm presidenti mund të vendosë kufizime”, tha avokati Sarkis Darbinyan.
Ky vendim vjen teksa autoritetet ruse kanë shtuar ndaj WhatsApp-it dhe Telegram-it. Të dy aplikacionet janë ngadalësuar ndjeshëm që rusët të përdorin një tjetër aplikacion të mbështetur nga shteti, Max. Ndërsa Telegrami do të bllokohet plotësisht duke filluar nga 1 prilli.



