Komuna e Sarajit: Prej sot deri më 23 shkurt, banorët mund të paraqesin dëmet nga vërshimet

Nga komuna e Sarajit thonë se banorët e Sarajit të prekur nga vërshimet mund të dorëzojnë fletëparaqitje për vlerësimin e dëmeve në banesa, objekte ndihmëse dhe pasuri të tjera. Afati është nga 16 deri më 23 shkurt, ndërsa komisioni i komunës do të verifikojë dëmet dhe ndihmojë banorët me dokumentacionin e nevojshëm.

“Njoftohen të gjithë banorët e vendbanimeve të Komunës së Sarajit, të cilët janë prekur nga vërshimet e dendura të ditëve të fundit, mund të paraqesin fletëparaqitje për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objekte banimi, objekte ndihmëse, pajisje dhe pasuri të tjera. Komisioni i formuar nga Komuna do të dalë në teren për verifikimin e fakteve dhe vlerësimin e dëmeve të raportuara. Gjithashtu Komisioni do të ndihmojë banorët për mbushjen e Fletëparaqitjeve, të cilat duhet të plotësohen në mënyrë të rregullt dhe të jenë të kompletuara me të gjitha dokumentet e detyrueshme të cilat janë të potencuara në fletëparaqitjet. Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është nga 16 deri më 23 shkurt. Pas përfundimit të këtij afati, kërkesat e dorëzuara nuk do të merren në shqyrtim. Fletëparaqitjet dorëzohen në ambientet e Komunës së Sarajit gjatë orarit zyrtar të punës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button