Provimi i jurisprudencës, Kasami: Për 20 vite BDI pati disa ministra të drejtësisë nuk e rregulloi, duhej të vijmë ne që ta rregullojmë me ligj

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, duke folur për provimin e jurisprudencës tha se BDI për 20 vite pati disa ministra të drejtësisë dhe nuk e ka rregulluar këtë çështje, dhe se tani ata si VLEN do ta rregullojnë me ligj.
“Ata mundën me akt Brenda ministrisë ta rregullojnë me akt që studentët shqiptarë të cilët studimet I mbarojnë në gjuhën shqipe, të mund edhe provimin e jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe dhe nuk e rregulluan”, tha Kasami.



