Faza përfundimtare e testimeve të “Safe City”! Sistem automatik për matjen e shpejtësisë, gati për funksionalizim

Ministria e Punëve të Brendshme ndodhet në fazën përfundimtare të testimit të sistemit inteligjent për detektim automatik të shpejtësisë së automjeteve, pjesë e projektit “Qytet i Sigurt”. Ministri Pançe Toshkovski inspektoi nga afër testimet, duke theksuar se sistemi synon uljen e aksidenteve, lëndimeve dhe humbjes së jetëve në komunikacion. Gjatë verifikimit po kontrollohet cilësia e incizimeve, leximi i targave dhe saktësia e matjes së shpejtësisë, ku sipas ekspertëve devijimet janë minimale dhe nën tolerancën ligjore. Në fazën e parë, kamerat do të vendosen në zona me rrezik të shtuar, vetëm në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, ndërsa më pas sistemi do të shtrihet në gjithë vendin, bashkë me automjete policore të pajisura me kamera mobile. Nga MPB thonë se sistemi funksionon automatikisht dhe paanshëm, duke rritur disiplinën dhe sigurinë në rrugë.



