Në Bruksel samit i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, tema kryesore janë integrimi gradual, plani i rritjes, migracioni

Sot në Bruksel mbahet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, ndërsa temat kryesore pritet të jenë integrimi gradual, Plani i rritjes, migracioni, lufta kundër trafikimit me njerëz dhe harmonizimi me politikën e vizave të Unionit.

Në samitin, nikoqir i të cilit është kryetari Këshillit Evropian, Antonio Kosta, së bashku me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, pritet të theksohet rëndësia strategjike e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit.

Koshta më herët theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe se anëtarësimi i vendeve të rajonit është prioritet, ambicie e përbashkët dhe investim kyç gjeopolitik.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button