Një shtetas serb kapet me 5.000 steka cigare me vlerë nëntë milionë denarë në pikën kufitare “Bogorodica”

Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli ka nisur procedurë kundër një shtetasi serb, i dyshuar për kryerjen e veprës penale – Kontrabandim, të paraparë në nenin 278, paragrafi 2, të Kodit Penal.

I dyshuari, përmes vijës doganore në pikën kufitare “Bogorodica”, në hyrje të vendit, me një kamion të një kompanie serbe në pronësi të tij, ka transportuar mallra të padeklaruara: 5.000 steka cigare të markave “Marlboro”, “Davidoff” dhe “Winston”, të vendosura në 100 kuti kartoni pa shenja identifikuese.

Vlera e përgjithshme e cigareve është e konsiderueshme dhe arrin në rreth 9.000.000 denarë. Ai ishte përpjekur t’i transportonte cigaret me kamion, duke deklaruar se po transportonte granula polipropileni. Megjithatë, gjatë kontrollit të mallrave të deklaruara në rimorkio, zyrtarët doganorë zbuluan edhe mallrat e padeklaruara, të vendosura në pjesën e përparme dhe në mes të rimorkios. Cigaret u sekuestruan menjëherë.

Prokurori publik i ka paraqitur gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë qartë rrezikun e arratisjes.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button