Davosi i djeshëm dhe i sotëm..!

Shkruan: Driton Demiri

Këtë javë nëfillim të këtij viti, nga 19 deri më 23 janar 2026, Davosi, qyteti turistik i Alpeve Zvicerane, në kuadër të Takimit Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, është vendi qëka mbledhur dhe mirëpritur përsëri, si çdo vit për më shumë se gjysmë shekulli, udhëheqësit dhe vendimmarrësit më të rëndësishëm nga bota e politikës, ekonomisë, biznesit, shkencës, kulturës, dhe medias të cilët diskutojnë gjendjen, sfidatdhe parashikimet për të ardhmen.
Nën temën e përbashkët “Fryma e Dialogut”, Takimi i 56-të Vjetor ofron një platformë të paanshme si gjithmonë për gati 3,000 pjesëmarrës nga mbi 130 vende të mëdha ekonomike, politike dhe teknologjike që riformësojnë peizazhin global, duke përfshirë midis tyre edhe gjashtë udhëheqës të G7-ës, për të dialoguar mbi situatat kritike politike në botë, në përgjithësi dhe një hapësirë më të gjerë diskutimeshaktuale- nga Ukraina në Gaza dhe nga Venezuela, Grenlanda, deri te Siria dhe Irani si dhe çështjeve diametrale ekonomike të dominuara nga “bum”-i i inteligjencës artificiale.
Megjithëkëtë, mes sfondit më kompleks gjeopolitik në këtë dekadë – të shënuar nga fragmentimi i botës si dhe ndryshimi i shpejtë teknologjik, nevoja për një platformë të paanshme që bashkon zëra të shumëllojshëm dhe ndonjëherë të ndryshëm…është urgjente. Duke u bazuar në traditën e gjatë të Forumit për të ofruar një hapësirë të besueshme për dialog dhe bashkëpunim publiko-privat, “Takimi Vjetor 2026” pritet të mundësojë një shkëmbim të hapur idesh dhe perspektivash mbi çështjet që kanë më shumë rëndësi për njerëzit, ekonomitë dhe planetin, duke e shndërruar mirëkuptimin e përbashkët në veprim, thuan nga Forumi.
Por, çfarë është ajo që dimë dhe nuk dimë. Cila është lidhja midis së djeshmes dhe të sotmes?!Një vit më vonë, bota e gjen veten në një rend pothuajse të shpërbërë. Në një situate ku çdo gjë shkon keq, dhe asgjë nuk funksionon,”djalli e marrtë” përveç ekonomisë e cila ka gjetur qëndrueshmërinë e saj. Të gjithë në Davos mblidhen rrotull dhe asgjë nuk zgjidhin. Njerëzit që nxisin ndryshime duhet të shpjegojnë arsyet e sinqerta të tyre, përndryshe rrezikojnë të ndeshin kundërshtimin e bindjeve të ngulitura thellë. Çdo udhëheqës që punon vërtet dhe përpiqet për të sjellë dialogun në tryezë, duhet medoemos të marrë vendime lidershipi bazuar në bashkëpunim, jo në teka që njollosin dhe dëmtojnë çdo lëvizje në sytë e botës. Udhëheqësit shumë më mirë do ishte të jenë të respektueshëm sesa të vëmendshëm ndaj çdo përpjekjeje që synojnë të arrijnë. Nga ky kënd i vështrimit, Davosi do të mjaftontepër të ftuar udhëheqësittë mos ulin standardetnë mënyrë që të marrin vendime të kujdesshme dhe të matura që u sjellin dobi të gjithëve.Përndryshe, çfarë nënkuptohet më, ekonomike, në lidhje me Forumin? Një shkujdesje që ka arritur vlugun, për ta thënë retorikisht. Ndërkohë, për ta thënë në atë të metaforës, gjithçka zhvillohet si përrallat me famë botërore, Hirushja, Borëbardha dhe Luani Mbret.
Për më tepër, veç kësaj,në një shtrirje dhe kontekst polarizimi gjithnjë e në rritje, fragmentimi të skajshëm dhe arrogance njerëzore që refuzon të reflektojë, një gjë është e sigurt: e dimë qëjemi ende të pasigurt. Cili është sekreti dhe sa i rëndësishëm është ky takim, a po përballet bota me luftërat, konfliktet, krizat si pika kthese në të kaluarën, amundet takimi t’i ndal konfliktet, të shmangë çdo krizë te re si gjeopolitike ashtu dhe gjeoekonomike dhe të hartojë një të ardhme më të mirë, është vërtet një pikëpyetje shumë e madhe?! Nëse pas vitit 1945 u ndërtua një rend botëror që siguroi mirëqenie. Tani ky rend po shpërbëhet. Të gjitha këto veprime sjellin humbje të mëdha dhe dëme të pariparueshme për një kohë shumë të gjatë për nesërdhe të ardhmen. Edhe pse ka shumë gjëra të tjera për t’u përmendur,…“Davosi nuk e ndryshon misionin e tij dhe mbetet me ambicien për të krijuar renditje për ndërtimin e një bote më të mirë. Është ngjarja që hap debatin për të ardhmen. Me këtë qëllim i bashkon udhëheqësit, dhe në zemër të gjithçkaje është ‘integriteti moral dhe intelektual’, siç shkruhet në paragrafin e parë të manifestit të Forumit Ekonomik Botëror”.Ndërkohë që, skeptikët dhe kritikët thuan se Davosi është një humbje kohe përmes argëtimit, takimeve dhe diskutimeve joformale. Një marifet i shndërruar në një manovër tipike politike për politikanët, në një kohë ku bota ka më shumë borxhe sesa fitime. “Një komplot hipokrit i një elite të privilegjuar kundër botës së zakonshme pa ndikim dhe pa pushtet”. Me fjalë të tjera, është një panair politikanësh, bankierësh, biznesmenësh dhe miliarderësh të korporatave në të cilin negociohet shpërndarja e vendeve të punës, fitimeve, ndikimit dhe pushtetit në botë.
Ndërsa trazirat gjeopolitike dhe pasiguria dominojnë diskutimet, udhëheqësit duhet gjithashtu të jenë të gatshëm dhe të prirurtë dialogojnëpër të adresuar sfidat e tjera me të cilat përballet edhe ekonomia. Ndonëse, në mes luftës gjeoekonomike, ekonomia është treguar dhe ka rezultuar relativisht e qëndrueshme pavarësisht tensioneve të larta tregtare dhe pasigurisë politike, pjesërisht falë investimeve masive në inteligjencën artificiale në SHBA, e cila ka stabilizuar ekonominë më të madhe në botë. Por rritjae parashikuar prej 3.1 për qind në vitin 2026 nuk është ende ideale, veçanërisht në një kohë kur borxhi botërorë është rritur në nivele të papara që nga Lufta e Dytë Botërore. Ekonomitë kryesore panë rezultate të ndryshme, me disa nga vendet europiane që ranë nën 2 për qind. Ndërsa inflacioni mesatarisht ishte rreth 4.2 për qind në vitin 2025, më i ulët se në vitin 2024, por ende i lartë, me parashikimet që sugjerojnë një rënie të mëtejshme në afërsisht 3.8-3.9 për qind për vitin 2026, pasi bankat qendrore u angazhuan për të qetësuar rritjen e çmimeve pavarësisht ndikimit të tarifave dhe disa tronditjeve rajonale sinë Venezuelë dhe Argjentinë, gjersa inflacioni në SHBA ranë rreth 2.7 për qind. Ndërkaq, Kina përjetoi presione të vazhdueshme të deflacionitsi nga prodhimi ashtu dhe nga kërkesa dhe konsumi i brendshëm gjithnjë në rënie përgjatë gjithë vitit 2025.
Takimi i këtij viti është i pari pa themeluesin e Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab. Ekonomisti gjerman dha dorëheqjen në prill të vitit 2025 mes akuzave se ai dhe gruaja e tij përdorën fondet e Forumit për përfitime personale. Megjithatë, një hetim i pavarur nuk gjeti asnjë shkelje, vetëm parregullsi të vogla.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button