Rusia thotë se Grenlanda i përket Danimarkës

Rusia ka shprehur mbështetje për Danimarkën lidhur me statusin e Grenlandës, duke deklaruar se e konsideron ishullin si territor danez.

Kremlini theksoi gjithashtu se situata e sigurisë rreth Grenlandës është “e jashtëzakonshme” nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare, raportoi agjencia Reuters.

Sipas agjencisë, Moska ka deklaruar më herët këtë javë se është e papranueshme që Perëndimi të vazhdojë të pretendojë se Rusia dhe Kina përbëjnë kërcënim për Grenlandën.

Autoritetet ruse shtuan se kriza rreth këtij territori nxjerr në pah standardet e dyfishta të fuqive perëndimore, të cilat, sipas tyre, shpesh paraqiten si moralisht superiore.

E më herët gjatë ditës, Kirill Dmitriev, i dërguari special i presidentit Vladimir Putin për investime dhe bashkëpunim ekonomik, bëri shaka duke sugjeruar se Grenlanda mund të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button