Pas mesnate do të lirohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka sjellur vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Siç njoftojnë nga atje çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) do të ulen për 2,00 den/l.
Nga nesër EUROSUPER BS – 95, do të kushtojë 73,00 (denarë/litër), EUROSUPER BS – 98 75,00 (denarë/litër), EURODIZELi do të shitet për 66,50 (denarë/litër), Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 65,50 (denarë/litër) dhe Mazut М-1 SU do të kushtojë 32,635 (denarë/kilogram)



