Përleshje fizike në koncertin e Orkestrës Filarmonike të Izraelit në Paris, arrestohen 4 persona

Në koncertin e Orkestrës Filarmonike të Izraelit në Paris shpërtheu përplasje fizike, ndërsa katër persona janë arrestuar, transmeton Anadolu.
Sipas mediave franceze, koncerti i Orkestrës Filarmonike të Izraelit në Paris u zhvillua dje pavarësisht thirrjeve për anulim.
Disa nga spektatorët janë përpjekur ta ndalojnë koncertin duke përdorur pishtarë, gjë që ka çuar në një përplasje. Spektatorët e përfshirë në incident janë nxjerrë jashtë sallës.
Filarmonia e Parisit e dënoi “incidentin serioz” që ndodhi gjatë koncertit dhe njoftoi se do të paraqesë ankesë.
Prokuroria e Parisit njoftoi se katër persona janë ndaluar lidhur me incidentin.
Më parë ishin bërë thirrje për bojkot të koncertit.
Në një deklaratë të Sindikatës së Përgjithshme të Punës (CGT), u theksua se ky koncert shihet si përpjekje normalizimi nga Izraeli, pavarësisht se konsiderohet përgjegjës për gjenocidin ndaj popullit palestinez.



