Bekim Sali mori pjesë në pritjen solemne për Ditën e Republikës së Turqisë

Deputeti Bekim Sali, ka njoftuar se ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga ambasada e Turqisë, për Ditën e Republikës së Turqisë.
“Sonte, bashkë me kryetarin Zeqirija Ibrahimi dhe kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, pata nderin që, me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Turqisë, z. Fatih Ulusoy, të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë, në rezidencën e Ambasadës në Shkup.
Marrëdhëniet e ngushta vëllazërore me shtetin mik të Turqisë janë forcuar ndër vite përmes bashkëpunimeve të shumta dhe investimeve të përbashkëta në fushat e kulturës, arsimit dhe ekonomisë”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button