Fisnik Mela: Fryma e fitores në Dibër po rritet çdo ditë!

Sot, Dibrën e përshkoi një frymë e re, e mbushur me energji dhe vendosmëri. Me aktivistët dhe miqtë nga VLEN, shpërndamë mesazhin e ndryshimit dhe optimizmit që po ndihet kudo në qytet.
Pas 19 tetorit, kur u pa qartë fuqia e vullnetit të dibranëve, tani jemi më të vendosur se kurrë për 2 nëntorin – ditën kur Dibra do të tregojë se bashkimi dhe vendosmëria sjellin fitore.
Çdo veprim, çdo përpjekje e përbashkët tregon se një kapitull i ri po fillon për qytetin tonë, me shpresë, forcë dhe besim.
Dibra po ecën përpara, dhe fitorja e madhe po afrohet.
Rretho 7 ✍️










