Vonesat në aeroportet e SHBA-së/ FlightAware: 846 fluturime brenda Shteteve të Bashkuara ishin vonuar

Administrata Federale e Avicionit tha të dielën se problemet me stafin e kontrollit të trafikut ajror, ka vonuar udhëtimet në aeroportet e Dallasit, Çikagos, Atlantës dhe Newarkut, teksa mbyllja e qeverisë amerikane ka hyrë në ditën e 19-të.
Mëngjesin e sotëm, problemet e personelit në shumicën e aeroporteve të lartpërmendur u mendua se ishte zgjidhur. Gjithashtu në personeli i Filadelfias ka ndikuar edhe në trafikun që shkon në Aeroportin Ndërkombëtar Newark Liberty në New Jersey.

Sipas FlightAware, deri në orët e para të së hënës, 846 fluturime brenda Shteteve të Bashkuara ishin vonuar, por aeroportet në Filadelfia dhe Neëark nuk kryesonin listën e vonesave.
AFV ka thënë të dielën në mbrëmje se kishin marrë njoftime të shumta për shtimin e personelit për turnin e mbrëmjes. Gjithashtu u njoftuan se mund të kishte vonesa në Las Vegas dhe Phoenix për shkak të mungesave të kontrollit të trafikut ajror.

Sekretari i Transportit Sean Duffy, të hënën në mëngjes tha para mediave se nuk do të paguhen kontrollorët e trafikut ajror për shkak të mbylljes së qeverisë. Si rrjedhojë shumë punonjës po kërkojnë punë në mënyrë që të mbijetojnë.

FlightAware tha se më shumë se 7,600 fluturime ishin shtyrë të dielën. Problemet me motin dhe një garë e Formula 1 në Austin të Teksasit po ndikonin gjithashtu në fluturime.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button