Gashi në Zagreb, homazhe në nderim të atyre që kontribuuan për pavarësinë e Kroacisë

Gjatë vizitës zyrtare në Zagreb të Kroacisë, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit të Kroacisë, Armin Hodžić, vizitoi Monumentin e Atdheut, një simbol i lirisë, pavarësisë dhe sakrificës së popullit kroat.
Me këtë rast, delegacioni parlamentar vendosi kurorë me lule në monument, në shenjë respekti dhe nderimi për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e shtetësisë së pavarur të Kroacisë.
Në një njoftim për vizitën, Gashi theksoi rëndësinë e vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti kroat, duke e cilësuar monumentin si një simbol të kujtesës historike dhe sakrificës për liri e pavarësi.
Deklarata e Afrim Gashit:
“Gjatë vizitës zyrtare në Zagreb, i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit të Kroacisë, Armin Hodžić, vizitova Monumentin e Atdheut, një simbol i lirisë, pavarësisë dhe sakrificës së popullit kroat.
Në shenjë respekti për këto vlera, së bashku me delegacionin parlamentar vendosëm kurorë me lule, duke nderuar ata që kontribuuan për shtet të pavarur.”



