Mexhiti prezanton Qendrën Rinore: Çairi bëhet qendër e rinisë dhe inovacionit

Çairi po përgatitet të kthehet në një qendër të ideve dhe zhvillimit rinor. Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës, Izet Mexhiti, prezantoi sot projektin e Qendrës Rinore, një hapësirë moderne dedikuar krijimtarisë, dijes dhe inovacionit për të rinjtë e komunës.

“Sot prezantuam Qendrën Rinore bashkë me profesorin Ariton Rama, kandidatin tonë për këshilltar komune. Ky është një projekt kapital për të ardhmen e Çairit, që do të shërbejë si zemra e zhvillimit rinor,” tha Mexhiti.

Qendra do të ketë katër shtylla kryesore:

  1. Bibliotekë dhe sallë ligjëratash për dije dhe ngjarje kulturore.

  2. Qendër Digjitale dhe Laborator të Inteligjencës Artificiale për trajnime në programim dhe mbështetje për start-up-e rinore.

  3. Akademi STEM për teknologji, shkencë, art dhe matematikë.

  4. Hapësira kreative dhe teatrore për shprehje të lirë dhe aktivitete kulturore.

“Çairi është qytet studenti, e tash do të bëhet edhe qendër e inovacionit dhe energjisë rinore. Të rinjtë tanë kanë ide, pasion dhe potencial, ndërsa detyra jonë është t’ua ndërtojmë kushtet dhe hapësirat që meritojnë,” përfundoi Mexhiti.

Ky projekt synon të ofrojë hapësira moderne për të rinjtë, duke nxitur zhvillimin kulturor, arsimor dhe teknologjik në komunën e Çairit, dhe përfaqëson një hap të madh drejt ndërtimit të një komuniteti të përparuar dhe digjital.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button