Izraeli ri-arreston dhjetëra palestinezë të liruar nga marrëveshjet e armëpushimit në Gaza

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS) ka njoftuar se Izraeli po përshkallëzon shënjestrimin e palestinezëve të liruar më herët gjatë këtij viti, në kuadër të marrëveshjeve të mëparshme të armëpushimit në Gaza, duke kryer arrestime dhe marrje në pyetje të reja, raporton Al Jazeera, përcjell alfax.mk.
Rasti më i fundit, sipas PPS-së, është ai i Hanan Barghoutit, e cila u ndalua sot nga shtëpia e saj në fshatin Kobar pranë qytetit Ramallah, në Bregun Perëndimor të pushtuar. Të paktën 40 persona të liruar gjatë janarit dhe shkurtit janë ri-arrestuar që prej atëherë, me 16 prej tyre që ende mbahen në paraburgim, shumica nën detencion administrativ – që do të thotë se mbahen pa akuza apo gjykim.
Shoqata e quajti këtë një politikë të qëllimshme për të mbajtur ish-të burgosurit nën kërcënim të vazhdueshëm, duke theksuar se disa prej tyre janë ndaluar dhe marrë në pyetje disa herë.
Sipas PPS-së, Izraeli ka “institucionalizuar” këto masa përmes urdhrave ushtarakë dhe legjislacionit, ndërsa lirimet e fundit të kryera në kuadër të marrëveshjeve të armëpushimit me Hamasin janë shoqëruar nga “terrorizëm i organizuar”, përfshirë rrahje të rënda para lirimit dhe kërcënime ndaj familjeve, të cilat vazhdojnë deri në ditën e sotme.