Afrim Gashi hap Festivalin “Teuta”: Arti dhe kultura janë shpirti i kombit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sonte mori pjesë në hapjen e edicionit të 14-të të Festivalit të Këngës së Vjetër Qytetare “Teuta” në Tetovë.

Në fjalën e tij, Gashi theksoi rëndësinë e artit dhe kulturës si “shpirti i kombit”, duke shtuar se pa to shoqëria nuk mund të zhvillohet plotësisht. Ai shprehu mbështetjen e Kuvendit për aktivitetet artistike dhe përgëzoi organizatorët, artistët dhe të gjithë kontribuuesit që mbajnë gjallë këtë traditë të çmuar.

“Ky festival, përveçse mban emrin e mbretëreshës Teuta – mbrojtëse e kulturës dhe identitetit kombëtar, ruan edhe simbolikën e saj. Një popull që harron këngët e tij, harron edhe veten”, u shpreh Gashi.

Festivalit “Teuta” tashmë i është bërë traditë që të mbledhë artistë e adhurues të këngës së vjetër qytetare, duke u kthyer në një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore të Tetovës dhe më gjerë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button