Spanja krah Italisë në ndihmë të Gazës, dërgon anije luftarake për mbrojtjen e flotës me ndihma për civilët

Spanja do t’i bashkohet Italisë në dërgimin e anijeve luftarake për të mbrojtur një flotë që po përpiqet të dërgojë ndihmë urgjente për civilët në Rripin e Gazës, në një përpjekje të përbashkët që vjen mes rritjes së tensioneve dhe incidenteve të rrezikshme në Mesdhe.
Lajmi u konfirmua nga kryeministri spanjoll Pedro Sánchez, vetëm pak ditë pasi Spanja u bë një nga vendet e para në Evropë që njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës.
Vendimi i Spanjës vjen pas një deklarate të ministrit italian të mbrojtjes, Guido Crosetto, i cili njoftoi sot se Italia do të dërgojë një anije të dytë luftarake për të shoqëruar flotilën e ndihmave “Global Sumud Flotilla” (GSF).
Kjo pas incidentit të ndodhur më herët gjatë javës, ku disa anije të GSF u raportuan të jenë sulmuar me dronë dhe objekte të paidentifikuara pranë brigjeve të Greqisë.