Trump kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do ndodhin nëse s’na ktheni Bagramin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Afganistanin se “do të ndodhin gjëra të këqija”, nëse nuk ia kthen Shteteve të Bashkuara bazën ajrore të Bagramit.
Në të kaluarën, udhëheqësit talibanë të Afganistanit nuk kanë pranuar të heqin dorë nga kjo bazë.
Dy ditë më parë, Trump njoftoi se Uashingtoni synon ta rimarrë bazë e madhe ajrore në veri të Kabulit, e cila ishte nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara deri në tërheqjen e papritur të ushtrisë amerikane në vitin 2021.

Trump ka përmendur vendndodhjen e bazës në afërsi të Kinës si arsyen kryesore për rimarrjes e saj nga SHBA-ja.

“Nëse Afganistani nuk e kthen bazën ajrore të Bagramit tek ata që e ndërtuan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjëra të këqija do të ndodhin”, tha Trump mbrëmjen e 20 shtatorit në një postim në rrjetet sociale.

Më vonë, duke folur për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ai e përsëriti kërcënimin, por nuk dha hollësi e as nuk shpjegoi se çfarë gjëra të këqija do të mundë të ndodhshin.

“Ne po flasim tani me Afganistanin, dhe e duam atë [bazën] përsëri, dhe e duam shpejt, menjëherë. Dhe, nëse ata nuk e bëjnë – nëse ata nuk e bëjnë, do ta mësoni vetë çfarë do të bëj”, u tha ai gazetarëve.

Talibanët – të goditur nga trazirat, fatkeqësitë natyrore, varfëria dhe sulmet terroriste – kanë tentuar t’i përmirësojnë lidhjet me bashkësinë ndërkombëtare, dhe Rusia mbetet i vetmi vend që deri tani ka vendosur marrëdhënie diplomatike me ta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button