Shkon në 441 numri i të vdekurve nga uria në Gaza

Kriza humanitare në Rripin e Gazës vazhdon të përkeqësohet ndërsa numri i të vdekurve nga uria ka arritur në 441, sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Një burim mjekësor në Spitalin e Martirëve Al-Aksa, në Gazën qendrore, ka bërë me dije se një fëmijë nëntëvjeçar ndërroi jetë në repartin pediatrik si pasojë e kequshqyerjes së rëndë, duke shtuar edhe një viktimë tjetër në listën tragjike të jetëve të humbura për shkak të mungesës së ushqimit dhe ndihmës bazë.

Vdekja e fëmijës vjen në një kohë kur zia e bukës është thelluar ndjeshëm, për shkak të bllokadës së vazhdueshme nga Izraeli, e cila ka kufizuar rëndë hyrjen e ushqimeve, ujit të pijshëm dhe karburantit në territorin palestinez.

Organizatat ndërkombëtare të ndihmës humanitare kanë paralajmëruar se situata në Gaza po arrin përmasa katastrofike, duke kërkuar hapjen urgjente të korridoreve humanitare dhe një zgjidhje të qëndrueshme për të ndaluar vuajtjet civile.

kNë fushatën gjenocidale që Izraeli po zhvillon në Rripin e Gazës që nga tetori 2023, janë vrarë gati 66000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button