Kurtishi nga Dubai: Po forcojmë bashkëpunimin ndërkombëtar në shërbimet postare

Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, ka marrë pjesë në Kongresin Postar Botëror të 28-të, i cili po mbahet nga 8 deri më 19 shtator në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai ka udhëhequr delegacionin e vendit në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare, ku janë mbledhur përfaqësues nga e gjithë bota postare.

“Sot pata nderin të kryesoj delegacionin tonë në Kongresin Postar Botëror të 28-të,” u shpreh Kurtishi.

Gjatë kongresit, ai zhvilloi takime pune me disa udhëheqësi postare nga vende të ndryshme, ku theksoi rëndësinë e shkëmbimit të ideve dhe nxitjes së bashkëpunimit.

“Në këto takime u theksua rëndësia e këtyre kontakteve për promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimin e ideve,” tha drejtori.

Ai theksoi gjithashtu përkushtimin e Postës së Maqedonisë së Veriut për modernizim dhe ofrim të shërbimeve cilësore për qytetarët dhe bizneset.

“Posta e Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e shërbimeve postare dhe të ofrojë shërbime cilësore për të gjithë qytetarët dhe kompanitë,” deklaroi Kurtishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button