Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane, Lidija Dimova, dënohet me dy vite burg për keqpërdorim detyre

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Lidia Dimova, është dënuar jo përfundimisht me dy vite burg pasi Gjykata Penale Themelore në Shkup e shpalli fajtore për veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar.

Sipas vendimit, Dimova është e obliguar të dëmshpërblejë Agjencinë Kombëtare me shumën prej 22,7 milionë denarësh brenda gjashtë muajve. Përveç kësaj, ajo duhet të mbulojë shpenzimet gjyqësore dhe të paguajë një tarifë gjyqësore prej 10.000 denarësh.

Gjykatësja Fanka Jançuleva Mihajllovska e liroi Dimovën nga akuzat për mashtrim, ndërsa akuzuarja e tretë, Ana Pavlidou, u shpall e pafajshme për veprën penale Punë e pandërgjegjshme në shërbim.

Në arsyetimin e vendimit, gjykatësja sqaroi se në pjesën e akuzës për mashtrim në dëm të fondeve evropiane nuk ishte përshkruar qartë mënyra e kryerjes së veprës.

“Pa këto elemente mungon baza e veprës mashtrim dhe gjykata ishte e penguar objektivisht të vlerësonte nëse e akuzuara ka lënë pas dore apo ka dhënë të dhëna të pavërteta, duke shkaktuar dëm në fondet e BE-së. Në atë pjesë gjykata ishte e detyruar të shpallë pafajësi,” deklaroi Jançuleva Mihajllovska.

Sipas aktakuzës së ngritur në qershor 2022 nga prokurorja Suzana Mirçeska Kuzmanovska, gjatë periudhës 2018–2020, Dimova kishte keqpërdorur pozitën e saj zyrtare duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurime Publike. Ajo kishte lidhur kontrata me bashkëpunëtorë të jashtëm pa konkurs publik, duke u mundësuar përfitim të paligjshëm dhe duke shkaktuar dëm prej 2,8 milionë denarësh në fondet evropiane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button