Ibrahimi: Sedat Bislimi përfaqëson profesionalizmin, ndershmërinë dhe përkushtimin

Në Studeniçan, ku mikpritja, tradita dhe kultivimi i vlerave janë ruajtur brez pas brezi, sot u hap shtabi zgjedhor i VLEN-it. Lajmin e bëri të ditur një nga liderët e partisë, Zeqirija Ibrahimi, në një postim në rrjetet sociale.
“Sot, së bashku me krerët e VLEN, hapëm shtabin zgjedhor në Studeniçan”, shkroi Ibrahimi.
Ai e përshkroi kandidatin për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, si një lider që sjell “një frymë të re dhe të domosdoshme për Karshiakën” dhe që përfaqëson “profesionalizmin, ndershmërinë dhe përkushtimin, vlera që i duhen udhëheqjes lokale sot më shumë se kurrë.”
Ibrahimi përfundoi me mesazhin e motivimit për zgjedhjet: “Me Sedatin, VLEN ndryshimi!”