Nipi i Nelson Mandelas: Palestinezët përjetojnë një “formë më të keqe apart’heidi” se sa afrikanët në Afrikën e Jugut

Nipi i Nelson Mandelas, Mandla Mandela, deklaroi se vuajtjet e palestinezëve nën okupimin izraelit janë më të rënda se ato që përjetuan afrikanët e zinj gjatë apartheidit në Afrikën e Jugut.

Duke folur për agjencinë Reuters të mërkurën, Mandela, 51 vjeç, tha: “Shumë prej nesh që kemi vizituar territoret e okupuar në Palestinë kemi arritur vetëm në një përfundim: Palestinezët po përjetojnë një formë shumë më të keqe apartheidi se sa ajo që ne kemi përjetuar ndonjëherë.”

Ai shtoi: “Besojmë se komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të mbështesë palestinezët, ashtu siç qëndruan pranë nesh.”

Mandla Mandela bëri këto komente teksa përgatitej të nisej për Tunizi për t’iu bashkuar Flotiljes Globale Sumud, e cila ka për qëllim të dorëzojë ushqime dhe ndihma humanitare në Gaza.

Ai është një nga 10 aktivistët jug-afrikane që udhëtojnë me flotiljen, e cila përfshin dhjetëra anije dhe qindra persona nga 44 vende, përfshirë aktivisten suedeze Greta Thunberg.

Kongresi Kombëtar Afrikan i Afrikës së Jugut deklaroi se misioni i flotiljes “pasqyron luftën tonë për çlirim”. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button