75 punonjës shëndetësorë mes personave të parë të infektuar me Ebola në Kongo

Sipas një zyrtareje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), punonjësit e kujdesit shëndetësor ishin ndër personat e parë të infektuar kur shpërtheu epidemia aktuale e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, transmeton Anadolu.

Drejtoresha për Emergjencat në OBSH, Marie Roseline Belizaire, gjatë një konference virtuale për media nga lindja e Kongos tha se rreth 75 punonjës shëndetësorë janë infektuar me Ebola që nga shpallja e shpërthimit më 15 maj, ndërsa 17 prej tyre kanë humbur jetën.

“Ky është një çmim vërtet i lartë që po paguan sistemi shëndetësor, sepse nuk kemi mjaftueshëm punonjës shëndetësorë në Republikës Demokratike të Kongos”, tha Belizaire.

Sipas zyrtares së OBSH-së, rreth 90 për qind e pacientëve me Ebola fillimisht nuk shfaqën simptoma hemorragjike, çka bëri që shumë njerëz të qëndronin në shtëpi duke u vetë-trajtuar, ndërsa të tjerë kërkuan ndihmë nga shëruesit tradicional.

Autoritetet shëndetësore kongoleze kanë raportuar pothuajse 900 raste të konfirmuara me Ebola, përfshirë 232 vdekje, në 33 zona shëndetësore në tre provinca që nga shpërthimi i epidemisë.

Më shumë se një muaj pas shpërthimit të fundit të Ebolës, zyrtarët thonë se rezistenca e komuniteteve mbetet një sfidë për përpjekjet që synojnë frenimin e virusit.

Belizaire tha se, teksa rastet vazhdojnë të raportohen në disa zona, është e nevojshme të përshpejtohen masat e reagimit.

Virusi po përhapet në provincat lindore Ituri, Kivu i Veriut dhe Kivu i Jugut, ndërsa Ituri përbën gati 95 për qind të rasteve.

Dje, ministri i Shëndetësisë, Roger Kamba, vizitoi Spitalin e Bunias në kryeqytetin provincial të Iturit, ku vlerësoi përkushtimin e mjekëve dhe personelit infermieror që mobilizohen çdo ditë në luftën kundër Ebolës.

“Prioriteti ynë është të zbulojmë rastet sa më shpejt, të trajtojmë të sëmurët pa pagesë dhe të rrisim ndërgjegjësimin në mënyrë që popullsia të bashkëpunojë me ekipet e reagimit. Sëmundja ekziston, por mund të mposhtet nëse secili luan rolin e tij”, u tha ai gazetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button