5 shtete largohen nga Eurovizioni, por ajo që po bën Sllovenia po bën bujë

Sllovenia njoftoi se nuk do ta transmetojë Eurovision 2026 dhe në vend të tij do të shfaqë dokumentarë palestinezë, pas vendimit për t’u tërhequr nga gara për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, përcjell KDP.

Transmetuesi publik RTV tha se gjatë periudhës së festivalit do të shfaqë serinë filmike “Voices of Palestine”, që përfshin dokumentarë dhe filma artistikë, si dhe programe diskutimi mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Sllovenia u tërhoq nga gara së bashku me Spanjën, Irlandën, Islandën dhe Holandën, pasi anëtarët e Bashkimit Evropian të Transmetuesve votuan për të lejuar pjesëmarrjen e Izraelit në konkurs.

Autoritetet sllovene konfirmuan se, përveç mungesës në garë, nuk do të ketë as transmetim në televizionin publik.

Ndërkohë, disa vende që janë tërhequr kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për transmetimin: Islanda pritet ta transmetojë konkursin, ndërsa në Holandë ai mund të shfaqet përmes një kanali alternativ.

Eurovision 2026 do të mbahet në Vjenë, me pjesëmarrjen e 35 vendeve, pavarësisht bojkotit nga pesë shtete.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button