Shtetet e Bashkuara dëbojnë kompaninë Ruse të sigurisë Kaspersky

Administrata Biden ka marrë masa për të ndaluar shitjen e produkteve të Kaspersky Labs tek konsumatorët Amerikanë. Kompania Ruse e softuerit nuk do të mund të shesë më produkte tek konsumatorët Amerikanë duke filluar nga muaji Korrik ndërsa pas Shtatorit nuk mund të ofrojë shërbime për konsumatorët ekzistues.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se Shtetet e Bashkuara e shohin si kërcënim për sigurinë lidhjen e ngushtë të kompanisë me qeverinë. Ata besojnë se Kaspersky mund të instalojë maluerë, të grumbullojë informacione apo të pengojë përditësime sigurie.

Kompania Ruse është bërë temë e fortë e sigurisë kibernetike në vitet e fundit. Komisioni Federal i Komunikimeve e vendosi Kaspersky në listën e kompanive që paraqesin rreziqe të papranueshme sigurie në vitin 2022.

Në vitin 2017, produktet e Kaspersky u ndaluan të përdoren në agjencitë federale të SHBA-së dhe biznesi gjithashtu u vëzhgua nga udhëheqja e sigurisë kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar./PCWorld

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button