Zv/ministri Sulejmani diskuton me ambasadorin e Kosovës për politikat arsimore

Zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se ka realizuar një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Shkëlqesinë e Tij Dr. Florian Qehaja.
“Gjatë bisedës sonë diskutuam për zhvillimet aktuale në politikat arsimore në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në reformat në arsimin e lartë. Po ashtu, trajtuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e arsimit dhe shkencës.
Mbështetja dhe bashkëpunimi rajonal janë thelbësore për ngritjen e cilësisë në arsim, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e më shumë mundësive për studentët dhe kuadrot akademike”, ka shkruar Sulejmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button