Kryeparlamentari Gashi njofton për vendimet të që janë miratuar në seancën e fundit të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se nis seancën e 98-të të Kuvendit, janë miratuar disa vendime të rëndësishme.
“Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së RMV për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Bashkimit Evropian “ALTEA” në Bosnjë dhe Hercegovinë
Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për Planin Strategjik të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike për vitin 2026
Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për Planin Financiar të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike për vitin 2026
Propozim-vendim për dhënien e pëlqimit për Programin Vjetor të Punës së Komisionit Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike për vitin 2026
Propozim-vendim për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi
Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për kontroll kufitar
Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor”, ka shkruar Gashi.



