Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Transformimi digjital dhe integrimi në BE ecin krah për krah

Në Shkup u hap Konferenca MBT 2026 — një nga ngjarjet më të rëndësishme rajonale në fushën e radiodifuzionit dhe telekomunikacionit.
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në fjalimin e tij theksoi se transformimi digjital dhe integrimi evropian janë procese të ndërlidhura, ndërsa infrastruktura moderne, siguria kibernetike dhe inovacioni teknologjik janë thelbësore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit.
Konferenca MBT 2026 bashkon ekspertë, institucione dhe kompani lider për të diskutuar mbi të ardhmen e komunikimeve, teknologjitë 5G Broadcast, inteligjencën artificiale, cloud zgjidhjet dhe sigurinë e infrastrukturës kritike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button