Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takon ambasadoren gjermane, eurointegrimet në fokus

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se sot ka realizuar takim me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Drexler, në të cilin takim, është diskutuar për gjendjen aktuale të zbatimit të procesit e integrimit gradual në BE.
“Shkëmbyem mendime për progresin e arritur deri më tani, sfidat e mbetura dhe hapat e ardhshëm që do të mundësojnë afrimin e mëtejshëm të vendit tonë me politikat dhe programet e BE-së.
Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep procesit të reformave dhe perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.
Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE.”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button