Zv/kryeministri i parë Bekim Sali merr pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Delegacioni i BE-së për Ditën e Evropës

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se ka marrë pjesë në recepsionin e organizuar nga Delegacioni i BE-së me rastin e Ditës së Evropës.
“Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë të merrja pjesë në recepsionin e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian me rastin e Ditës së Evropës.
Kjo ditë përfaqëson shumë më tepër sesa një festë simbolike, ajo mishëron vlerat mbi të cilat ndërtohet Evropa moderne: paqen, solidaritetin, demokracinë, respektin për diversitetin dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve. Në një kohë sfidash globale, këto vlera mbeten udhërrëfyes i rëndësishëm për një të ardhme më të drejtë, më të sigurt dhe më të zhvilluar për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button