Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Jo vetëm jurisprudenca, edhe shumë tema tjera do gjejnë zgjidhje

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, i pyetur për provimin e jurisprudencës, tha se ata e kanë përkrahur këtë iniciativë dhe kontaktet e para me studentët i kanë patur tre muaj më parë ku janë zotuar për gjetjen e zgjidhjes për këtë çështje.
Ai tha se nuk e kanë arsyetuar rrugën se si duan ta arrijnë qëllimin, ngase bëhet fjalë për çështje që zgjidhet në mënyrë institucionale.
Sali tha se janë në fazën e fundit të konsultimeve me ekspertë dhe se shumë shpejtë deri në marrjen e vendimit final.
“Që nga momenti i parë ka patur vullnet të mirë politik që të zgjidhet ky problem i cili për fat të keq në periudhën e kaluar duke patur parasysh edhe udhëheqësit e më parë që kanë patur ingerenca dhe mundësi politike për ta zgjidhur këtë problem ka mbet si temë e hapur dhe ne tani po e zgjidhim”, tha Sali.
Ai tha se nuk do të jetë vetëm jurisprudenca por do të zgjidhen edhe shumë tema tjera që do të zgjidhen njëherë e përgjithmonë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button