Zeqirija Ibrahimi: E mirëprita në takim vëllazëror ambasadorin e Kosovës, SH.T. Florian Qehaja

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka pritur në zyrën e partisë ambasadorin e republikës së Kosovës në Shkup, Florian Qehaja.

Njoftimi i Ibrahimit në Facebook:

Sot, së bashku me Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezin, e mirëpritëm në takim vëllazëror ambasadorin e Kosovës, SH.T. Florian Qehaja. Diskutuam për procesin eurointegrues, përfaqësimin e denjë të shqiptarëve në ekzekutiv dhe forcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore me Kosovën. Ritheksova përkushtimin tonë për ta mbështetur Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si garanci për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button