Zeqirija Ibrahimi: Diskursi antishqiptarë i ZNAM-it mund t`i kushtojë në zgjedhjet lokale sidomos në Kumanovë

Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Dialog te Lajmi” ka komentuar edhe diskursin antishqiptarë të partisë ZNAM si dhe të ministrit Goran Mincev.

Sipas tij, ZNAM është parti e vogël dhe e parëndësishme në skenën politike, por deklaratat e tilla mund t`i kushtojnë shumë në zgjedhjet lokale, e sidomos në qytetin e Kumanovës.

“Unë gjykoj që ajo është diskursi që ajo ndërton partia ZNAM për shkak të nevojave të saj elektorale. Ata kanë nevojë që ta rrisin elektoratin e tyre dhe u del që nëqoftëse bëjnë këso sulme ndaj shqiptarëve rrisin elektoratin e tyre. Unë mendoj se kjo është e dëmshme në kuptim të bashkëfunksionimit në Qeveri, për shkak se ne do të duhej të funksionojmë mirë. Për shkak se ne jemi partner qeveritar. Nga ajo që unë e kam folur me kryeministrin dhe me eksponent tjerë kësaj qeverie, ai nuk është se gjen mbështetje te VMRO-DPMNE-ja dhe tek vet kryeministri. Kjo është thjesht për nevoja elektorale të partisë ZNAM që mundet ti sjell edhe dëm. Për shkak se ata e synojnë qytetin e Kumanovës në zgjedhje lokale. Kurse ky diskurs antishqiptarë mund ti sjell dëm për zgjedhjet lokale. Është thjesht në rrafsh të kalkulimeve politike që e bëjnë ata. Por, fundja ZNAM-i është një parti e vogël e parëndësishme e skenës dhe nuk është se ne po merremi shumë me atë se cfarë thotë ZNAM-i”, theksoi midis tjerash Ibrahimi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button