Zeqirija Ibrahimi: Asnjë dënim nuk mund ta mposhtë respektin e shqiptarëve për UÇK-në

Zeqirija Ibrahimi ka shprehur mbështetjen e tij për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se vendimet gjyqësore nuk e ndryshojnë, sipas tij, respektin e shqiptarëve për UÇK-në.
Në reagimin e tij, Ibrahimi përmendi ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke i cilësuar ata si çlirimtarë.
“Asnjë dënim nuk mund ta mposhtë respektin e popullit shqiptar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ishin, janë dhe do të mbeten gjithmonë çlirimtarë”, shkroi Ibrahimi.



