“Vula” i kaloi Berishës, deputeti jep dorëheqjen dhe largohet nga PD-ja

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila i dha “vulën” Sali Berishës, sot një tjetër deputet ka dhënë dorëheqjen nga grupi parlamentar i PD-së. Bëhet fjalë për Enkelejd Alibeajn i cili ka zyrtarizuar largimin nga partia e Berishës.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit ishte një peshë e madhe për demokratët dhe betejën brenda PD. Por nuk kam si të mos ndalem tek pasojat që ka ky vendim për PD, e ndër të tjera edhe tek qendrimi apo përgjegjësia ime pas kësaj. Parti që zyrtarisht i përket Sali Berishës dhe mënyrës së tij të drejtimit dhe të bërit politikë. Personalisht jam ndarë me këtë mënyrë shumë vite më parë dhe në çdo kohë jam përpjekur të dëshmoj se i përkas një soji tjetër politik.

Nuk besoj tek premtimi i Sali Berishës se PD-ja e tij do të ketë demokraci të brendshme. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u perpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha”, tha Alibeaj pas largimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button