Vrau prindërit dhe jetoi me trupat e tyre për 4 vjet, dënohet me burgim të përjetshëm anglezja

Një grua që vrau prindërit e saj dhe jetoi me trupat e tyre për katër vjet është dënuar me burgim të përjetshëm.

Virginia McCullough helmoi babanë e saj, John McCullough, 70 vjeç, me ilaçe të cilat i shtypi dhe i futi në pijet e tij alkoolike, ka thënë prokurorja Lisa Wilding KC në një gjykatë në Angli. Më pas ajo vrau nënën e saj, Lois McCullough, 71 vjeç, të nesërmen.

Në gjyq u tha se McCullough “rrahu nënën e saj me çekiç dhe e goditi disa herë në gjoks me një thikë kuzhine”.

Të dyja vrasjet ndodhën në qershor të vitit 2019 në shtëpinë e çiftit në Essex, ku vajza e tyre vazhdoi të jetonte me trupat e pajetë të prindërve për katër vitet e ardhshme.

McCullough “ndërtoi një varr të improvizuar” për babanë e saj. “Varri” u gjet në dhomën e gjumit, i mbuluar me batanije të shumta dhe një numër fotografish mbi të. Ndërsa, trupin e nënës e fshehu në një thes gjumi brenda gardërobës në një dhomë.

Vrasjet e zbuluan pasi ata munguan shumë herë nëpër takimet e caktuara më herët te mjekët dhe Policia u fut në forcë në shtëpi më 15 shtator 2023. Për vite McCullough tha gënjeshtra për vendndodhjen e tyre, duke thënë se ata ishin keq me shëndet, se ishin me pushime apo në ndonjë udhëtim të gjatë.

36-vjeçare ia tregoi në detaje Policisë tërë ngjarjen, se si i kishte vrarë prindërit dhe ku i kishte fshehur armët e përdorura.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button