Dita e 9 e revoltës studentore/ Pas tubimit para Kryeministrisë, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore në Tiranë vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa studentë, të rinj, pedagogë dhe qytetarë kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Pasi u mblodhën fillimisht përpara Universitetit Politeknik të Tiranës, protestuesit u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku vijuan tubimin kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas qëndrimit përpara godinës së qeverisë, pjesëmarrësit në protestë nisën marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, duke vijuar kështu lëvizjen e tyre në rrugët e kryeqytetit.
Kjo është dita e nëntë e revoltës studentore, së cilës i janë bashkuar edhe pedagogë dhe qytetarë, në mbështetje të kërkesave të të rinjve.
Protestat vijojnë në një kohë kur studentët dhe pedagogët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e tij.



