VMRO: Të hetohen pretendimet e Filipçes për kontratën e helikopterëve në vlerë prej 37 milionë eurove

Nga partia në pushtet, VMRO-DPMNE, reaguan ndaj pretendimeve të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, për një kontratë për blerjen e helikopterëve me vlerë 37 milionë euro më të lartë se vendimi i mëparshëm i komisionit.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski, kërkoi që Filipçe t’i dorëzojë Prokurorisë Publike të gjitha informacionet që posedon dhe institucionet kompetente të nisin verifikimin e pretendimeve. Sipas VMRO-DPMNE-së, bëhet fjalë për një çështje që lidhet me ish-ministren e Mbrojtjes dhe deputeten aktuale të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska.
Filipçe e përmendi çështjen më 1 tetor, duke iu referuar deklaratës se Petrovska kishte nënshkruar një kontratë për blerjen e helikopterëve, e cila, sipas pretendimit të tij, ishte 37 milionë euro më e shtrenjtë pasi komisioni kishte marrë një vendim tjetër.

VMRO-DPMNE kërkon që këto deklarata të mos mbeten vetëm në nivelin e përplasjeve partiake, por të verifikohen nga organet e drejtësisë. Partia opozitare pyet Filipçen se kur ka pasur informacione për rastin dhe pse ka vendosur t’i bëjë publike tani.

“Filipçe, si person që kërkon integrimin në Bashkimin Evropian me çdo kusht dhe kërkon prokurori evropiane, duhet t’u ndihmojë institucioneve kompetente dhe, për fillim, Prokurorisë Publike, duke u dorëzuar të gjitha informacionet në dispozicion”, deklaroi Petrushevski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button